Rreth nesh

P&I Group

HISTORIKU I KOMPANISË P&I

P&I ka pervojë 20 vjeqare në sektorin e ndertimtarisë. Ne me punën dhe angazhimin tone nuk kerkojmë zgjidhje afatshkurta por ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme afatgjate. Vitet kalojnë, gjerat ndryshojnë, ne gjatë viteve ekspandojm. Kompania P&I u themelua në vitin 2000, kur një pjesë e madhe e shtëpive në të gjithë vendin u gjenden të djegura dhe të shkatërruara. Drejtori gjeneral Z. Isah Elezi, duke sjellur përvojen punës së fituar në Gjermani, ku ai kishte kryer specializim, vendos të krijoj dhe drejtoj një Firmë ndërtimore në qytetin e Ferizajit e cila do te dallohej nder te gjitha firmat tjera per korrektesi dhe profesionalizem. Aktivitetet e para ishin në fushën e rindërtimit e më vonë biznesi u zgjerua në planifikim,dizajn dhe ndërtim duke vazhduar gjithnjë në rritje të vazhdueshme ndër vite. Veprimtaria jonë përfshinë korrektësi profesionale, precizitet, dhe besim të ndërsjellë. Keto vlera i marrim me seriozitet gjë që reflektohet edhe në mardhëniet tona shumevjeqare me kompani prestigjioze të cilat na kanë besuar perfaqësitë dhe bashkëpunim si:

Përfaqësitë dhe Firmat Bashkpunuese

PERFAQESITE:

– HARO sports

– MEROtsk

FIRMAT BASHKEPUNUESE:

– Economic Wood House

– Hoch &Tief d.o.o

– IKD

– LODA DESIGN etj,

Puna profesionale e dëshmuar në te gjitha rastet ku kemi vepruar, përdorimi I materialeve me standarde dhe efikase na kanë bërë një kompani të suksesshme dhe vazhdimisht në zgjerim. Keshtu në vitin 2020 ne krijuam P&I Group duke angazhuar staf bashkëpunues me të cilin vazhdojmë të jemi të shtyrë nga ngritja e vazhdueshme vlerave themelore, moderne si inovacioni, suksesi ekonomik, jetesa e shëndetshme dhe qëndrueshmëria për të formuar të ardhmen me kurajo, angazhim dhe sukses.

80+

Projekte të Përfunduara

96%

Klient të Kënaqur

2.648

Orë Pune


Avantazhet e punës me ne.

Punë efektive ekipore.

Meritat më të mëdha janë për punëtorët e kompanisë. Një staf i kualifikuar prej mbi 60 puntorë çdo ditë sjellin njohuritë e tyre profesionale

20 Vite Eksperiencë ​

Kompania P&I u themelua në vitin 2000, kur një pjesë e madhe e shtëpive në të gjithë vendin u gjenden të djegura dhe të shkatërruara. Sot e asaj dite ne punojme me qellimin e vetem që të sjellim diqka te bukur për vendin tonë

Kompani profesionale

Veprimtaria jonë përfshinë korrektësi profesionale, precizitet, dhe besim të ndërsjellë. 
Këto vlera i marrim me seriozitet gjë që reflektohet edhe në mardhëniet tona shumevjeqare me kompani prestigjioze të cilat na kanë besuar perfaqësitë